Një jaht luksoz është mbytur në ujërat e Drimadhes Dhërmi.
Në orën 18.30 është njoftuar se në Drimadhes Dhërmi në një distancë rreth 100 m nga bregu duke qëndruar në spirancë është mbytur një mjet lundrues rreth 15 m i gjatë i si pasojë e ndonjë çarje që mund të ketë pasur.
Nuk ka dëme në njerëz.
Mjeti lundrues i mbytur është Jaht rreth 5 m i gjatë i matrikulluar me emrin “BAE” me flamur Panamez në pronësi të shtetasit Festim Mark Prendi i datëlindjes 1984, lindur në Shkodër banues ne Tiranë.
Në jaht nuk ka pasur persona dhe mendohet se shkak i fundosjes ka qenë futja e ujit nga poshtë Jahtit në një nga tapat kryesore të tij.
Njoftimi i policisë
Himarë/Informacion paraprak
Sot, rreth orës 18:30, në Drimadhes, Dhërmi, mjeti lundrues Jaht, në pronësi të shtetasit F. P., 38 vjeç, banues në Tiranë, është fundosur në det, dyshohet për shkak të një dëmtimi që ka sjellë futjen e ujit në brendësi të tij.
Në mjetin lundrues nuk ka patur njerëz. Janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
/abcnews.al/