Të paktën 41 emigrantë kanë humbur jetën pasi një varkë e vogël, e cila u nis nga Sfax, Tunizi, u përmbys dhe u fundos teksa lundronte në ngushticën e Siçilisë.
Tragjedisë i kanë shpëtuar tre burra dhe një grua, të cilët u shpëtuan nga anija “Rimona”, e cila i transferoi në varkën e patrullës së rojes bregdetare CP327 mëngjesin e sotëm, raporton Ansa.
Të katër prej tyre, me origjinë nga Bregu i Fildishtë dhe Guinea, zbarkuan në Lampedusa.