Funerali dhe ngjarjet shoqëruese për nder të Mbretëreshës Elizabeth II, të cilat u zhvilluan gjatë një periudhe zie kombëtare, i kanë kushtuar qeverisë britanike një kosto e vlerësuar prej 162 milionë sterlinash, tha Thesari i vendit.
Funerali shtetëror u mbajt më 19 shtator të vitit të kaluar, 11 ditë pas vdekjes së mbretëreshës, shkruan AA, përcjell Fol Drejt.
Gjatë kësaj periudhe, qindra mijëra njerëz vizituan Westminsterin për të bërë nderimet e tyre teksa kufoma e saj ishte e shtrirë.
Ministria e Brendshme ka bërë shpenzimet më të larta me 74 milionë funte, e ndjekur nga Departamenti i Kulturës, Medias dhe Sportit me 57 milionë funte. Kostot kanë përfshirë aspekte të ndryshme të funeralit, duke përfshirë ekspozimin e kufomës, si dhe ngjarje të tjera të lidhura.
John Glen, kryesekretar i Thesarit, ka theksuar se fokusi kryesor i qeverisë gjatë kësaj kohe ishte të siguronte ekzekutimin pa probleme të këtyre ngjarjeve, duke ruajtur një nivel të duhur dinjiteti, duke i dhënë përparësi sigurimit dhe sigurisë publike./FolDrejt/