Fol Drejt
E shtunë, 10 Maj, 2025
Kontakt
  • LAJME
    • All
    • BOTA
    • DIASPORË
    • KOSOVË
    • MAQEDONIA VERIORE
    • RAJON
    • SHQIPËRI

    BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

    Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

    Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

    NËNA NË LUFTË PËRKRAH BIJËVE TË SAJ

    Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

    (VIDEO) Analistët: Pas idesë së shtetit bektashian mund të qëndrojë ndonjë fuqi botërore

    Hoxhë Justinian Topulli: Mini Vatikani i bektashizmit gjoja po promovon islamin tolerant!

    Sabaudin Jashari: Pragmatizëm, kryeministri Rama – “Shteti Bektashian Vatikanian” apo let me guess…

    Reagim ndaj Adriatik Kelmendit

  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
    • All
    • BUJQËSI
    • ENERGJETIKA
    • FINANCA

    Odat e veterinerëve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut firmosin marrëveshjen e bashkëpunimit

    Ministri Faton Peci mori pjesë në takimin e ministrave të Evropës Juglindore në Bosnje e Hercegovinë

    Ministrja Rizvanolli në takime me biznese të energjisë në Paris dhe Berlin: Kompanitë të investojnë në Kosovë

    MBPZhR-ja hap thirrjet për aplikim për grante në bujqësi

    Mbahet takimi i gjashtë i Komisionit Ekzekutiv për zhvillimin e sistemit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional

    Ministri Faton Peci do të takohet me zyrtarë të lartë shtetëror të Iowas

    Nesër hapet edicioni i 23 i panairit AGROKOS

    MF hap ankandin e nëntë të letrave me vlerë

    Kosova forcon bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar me Emiratet e Bashkuara Arabe

  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
    • All
    • ARTE TË TJERA
    • FILM
    • HISTORI
    • LETËR
    • SKENË

    “Bashkëpunimi”, poezi nga Burhan Fili

    Mos u rrek mbas fjalëve të atij që Zotin nuk e njeh

    “Babë, Nanë”, poezi nga Burhan Fili

    Çamëria amanet i të gjithëve

    “Gjaja ma e çmuar”, poezi nga Burhan Fili

    “Llastimi i Hoxhës”, poezi nga Burhan Fili

    100 TË HËNA SOCIOLOGJIKE

    Donika Dabishevci vjen me një libër të ri poetik kushtuar fatit të njeriut në luftë

    Veçantitë e Bibliotekës “Ernest Koliqi”

  • SPORT
    • All
    • Sporti Ndërkombëtar
    • Sporti Vendor

    Mallorca luan kundër Valencias, mungon Muriqi – pse?

    Camavinga flet për mundësinë që Mbappe të transferohet në Real: Dëshironi të dini të vërtetën?

    Raporton Romano, 19-vjeçari brazilian pjesë e Manchester City-t nga sezoni i ardhshëm

    Luiza Gega kampione e Ballkanit në 1500 dhe 3000 metra në garat e mbajtura në Stamboll të Turqisë

    FIFA: Nuk po planifikojmë të fusim kartonin blu në nivelin më të lartë të futbollit

    Enilda Zeqiri – talentja që premton në garat e atletikës

    Xavi: Në këtë ligë ndodhin gjëra që nuk janë normale

    Guardiola komenton vendimin e Xavit: Presioni që ndjen në Barcelonë nuk është i dukshëm askund tjetër në botë

    “Ai hëngri gjithë rrogën”, vërshohet me komente Neymar – shkak pesha e tij

  • LËMSH
    • All
    • KËNDI I HUMORIT
    • Kuriozitete
    • SHOWBIZ

    A po rritet çmimi i çokollatës?

    Google jep një informacion me rëndësi në lidhje me Gmail?

    Themeluesi i Facebook kërkon falje, kjo është arsyeja

    India propozon që pilotët dhe stjuardesat të mos përdorin parfume sepse…

    Kush do të jetë mbreti i arinjve të shëndoshë të Alaskës? Fillon votimi online

    Ndryshimet klimatike, sa të shqetësuar duhet të jemi?

    E kërkonin një vath prej ari, hasën në një relikt 1000 vjeçar shumë të vlefshëm

    “Banjska ka qenë e banuar me shqiptarë, të cilët dal ngadalë janë përzënë sistematikisht”

    Lego planifikon të bëjnë tulla nga shishet e ricikluara?

  • LIFESTYLE
    • All
    • Receta
    • Shëndeti

    Rritet numri i vdekjeve nga hepatiti B dhe C

    Si ndikon lëngu i limonit në funksionimin e mëlqisë

    Si ndikojnë ndryshimet klimatike tek alergjikët?

    Sa sheqer duhet t’i hidhni kafes?

    Cili është dallimi mes sheqerit të bardhë dhe atij të kaftë

    Këto janë yndyrnat e shëndetshme që e ulin rrezikun e sëmundjes së diabetit

    Këto janë shenjat që tregojnë se mund të keni probleme me mushkëri

    Këto janë gjashtë përfitimet shëndetësore të uthullës së mollës

    Këto janë mënyrat si mund t’i parandaloni lotët nga copëtimi i qepës

No Result
View All Result
Fol Drejt
No Result
View All Result
Home KULTURË HISTORI

FUQITË E MËDHA DHE THEMELET E VEPRIMTARISË NACIONALISTE SHQIPTARE (1878-1912)

6 vjet më parë
in HISTORI, LIBRA, POLITIKË, TË FUNDIT
Koha e leximit: 5 minuta lexim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp
Porosit Web

Në Kongresin e Berlinit(1878), Fuqitë e Mëdha ranë dakord të krijonin një Bullgari autonome, formalisht brenda suazës së Perandorisë Otomane, të zmadhonin dhe të njihnin Sërbinë si shtet të pavarur, të parashikonin zmadhimin e Greqisë dhe të pranonin njohjen ndërkombëtare të Malit të Zi të zmadhuar dhe të pavarur. Një vendim i tillë do të vendoste kornizën ndërkombëtare brenda së cilës, marrëdhëniet dhe konfliktet midis shteteve ballkanike në lindje e sipër do të zhvilloheshin në tridhjetë e pesë vitet e ardhshme. Për rrjedhojë, problemi i parrë ndërkombëtar për aspiratat e çdo lëvizjeje kombëtare shqiptare do të ishte sigurimi i njohjes nga ana e Fuqive të Mëdha dhe pranimi i saj nga fqinjët e saj ballkanik, se në rajon ekzistonte një identitet shqiptar i veçantë, krejt i dallueshëm nga ai i sllavëve, grekëve dhe popullsive myslimane fqinje. Sipas termave të Traktatit të Shën Stefanit(mars 1878), ku Fuqitë e Mëdha vendosën të thërrisnin Kongresin e Berlinit për të rinegociuar, rusët i kishin imponuar qeverisë së dobësuar otomane krijimin e një protektorati të madh bullgar nën mbrojtjen e Rusisë: kufijtë e këtij protektorati u vendosën sipas kriteresh dukshëm etnografikë, duke përfshirë brenda tyre praktikisht krejt “Maqedoninë” otomane, për të mbërritur deri në perëndim ë liqenit të Ohrit. Kësisoj, brenda këtyre kufijve përfshiheshin territore të mëdha me një popullsi të pamohueshme shqipfolëse. Për më tepër, në këtë traktat dhe më tej gjatë Kongresit, u propozua për t’i dhënë shpërblime territoriale në kurriz të Perandorisë Otomane, Sërbisë, Malit të Zi dhe Greqisë, duke përfshirë sërish në to popullsi shqipfolëse, qofshin ato myslimane, ortodokse apo katolike.

   Bullgaria e vitit 1878 e paraparë sipas Traktatit të Shën Stefanit dhe Kongresit të Berlinit

Lëvizja Kombëtare Shqiptare do të bëhej për herë të parë aktive në arenën ndërkombëtare në kohën e Kongresit të Berlinit, në vitin 1878, në variantin e Lidhjes Shqiptare ose “Lidhjes së Prizrenit” (1878-1881). Lidhja vendosi të pengonte ndarjen e territoreve të Ballkanit Perëndimor me popullsi shqipfolëse në një ose më shumë shtete fqinje të krishtera ortodokse. Pjesëmarrësit në Lidhje i referoheshin vetes si “shqiptarë”, por ata nuk kërkonin krijimin e një “Shqipërie” të pavarur. Ata thjesht kërkonin ruajtjen e territoreve me popullsi shqipfolëse brenda Perandorisë Otomane, pasi ata e identifikonin veten si të ndryshëm prej sllavëve, grekëve dhe turqve otomanë fqinj. Megjithatë, suksesi i këtij programi proto-nacionalist do të varej nga përfaqësuesit e Fuqive të Mëdha të mbledhur në Kongres dhe nga pranimi prej tyre i pretendimit shqiptar për njohjen e statusit të një kombi ose kombësie. Faktikisht, përfaqësuesit e Fuqive të Mëdha vendosën se një entitet i tillë si “komb” shqiptar nuk ekzistonte dhe se “shqiptarët” ose popullsitë shqipfolëse ishin thjesht banorë të një territori gjeografik të njohur në mënyrë të përgjithshme si “Shqipëri”. Ndonëse “Maqedonia” u rikthye sërish nën sundimin otoman, Fuqitë e Mëdha vendosën që disa sipërfaqe territoresh, ku shumica e popullsisë ishte shqiptare t’u jepeshin shteteve të tjera: e më saktësisht:

Lexoni edhe..

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

Përforcohet LDK-ja, Alban Rraci kandidat për deputet

Porosit Web Porosit Web
  • Tivarin, Hotin, Grudën, Tripshi-n, Kichi-n, Podgoricën, Plavën dhe Gucinë t’ia jepnin Malit të Zi;
  • Pjesë të Epirit të Jugut, që shtriheshin midis Gjirit të Prevezës dhe lumit Kallamas, t’ia jepnin Greqisë.

Shqiptarët u izoluan dhe patën pak mbështetje, me përjashtim të një lloj simpatie austriake për pakicën katolike dhe një lloj ndihme nga turqit otomanë, të cilët synonin thjesht kufizimin e humbjeve territoriale otomane. Kur Komisionet e Përcaktimit të Kufijve të Kongresit arritën të fiksonin kufijtë, Lidhja e Prizrenit iu kundërvu me forcë dorëzimit të këtyre territoreve dhe arriti të vendoste kontrollin e saj mbi Plavën, Gucinë, Hotin dhe Grudën. Malit të Zi iu dha si kompensim porti i Ulqinit, ndërsa kufiri grek u vendos në lumit Arta. Kur komisionet përfunduan punën e tyre, Lidhja e Prizrenit u shtyp nga autoritetet otomane.

        Lidhja e Prizrenit – Kuvendi i mbajtur në brendësi të xhamisë së Bajrakut

Që në rastin e parë që qeveritë e Fuqive të Mëdha ishin ndeshur me çështjen e një etniciteti të dallueshëm shqiptar dhe pasi ata kishin promovuar aktivisht pretendimet e grupeve nacionale sllavo-krishtere, të përcaktuara sipas kritereve etnografike të momentit, ata do të hidhnin poshtë dhe nuk do të pranonin të njihnin një etnicitet shqiptar të barasvlershëm me atë të fqinjëve. Madje, për më tepër, edhe vetë simpatizantët bashkëkohës të çështjes shqiptare do të ngrinin pyetjen nëse shqiptarët “ishin etnologjikisht… me të vërtetë, një stok(grumbull) i veçantë”, po të mbaheshin parasysh ndryshimet fisnore dhe fetare, gjë që e bënte të vështirë përcaktimin e një përkufizimi të saktë të “kombit” shqiptar. Veç dallimit fetar, në disa zona të caktuara ekzistonin ndryshime të mëdha, veçanërisht në Veri, zona këto që në dimër ishin të izoluara dhe të paarritshme, për të mos folur këtu për ndryshimet e mëdha kulturore dhe në tradita, sidomos për sa i përkiste kontrastit mes grupeve fisnore migruese stinore në Veri(Gegët) dhe popullsive më sedentare(të pozicionuara) të Jugut(Toskët).

Ekzistojnë me të vërtetë prova që ndarja midis gegëve dhe toskëve krijoi probleme në krijimin e një identiteti të përbashkët, pavarësisht nga kritikat e atyre që janë përpjekur ta zvogëlojnë rëndësinë e këtij faktori dallues si tejet të thjeshtëzuar. Përvoja e Kongresit të Berlinit tregoi se Lidhja Shqiptare vuante nga paaftësia serioze për të bërë për vete patronazhin e Fuqive të Mëdha ose një mbrojtësi të fuqishëm. Për sa kohë që Perandoria Otomane mbetej një fuqi sovrane e besueshme, interesat shqiptare mund të mbroheshin në mënyrë të mjaftueshme, në rast se në kuadrin e saj mund të sigurohej një shtet autonom i kënaqshëm; por në çastin kur kjo besueshmëri do të prishej, për shqiptarët do të bëhej i domosdoshëm sigurimi i patronazhit të një prej Fuqive të Mëdha. Për këtë rol, kandidati më premtues(ndonëse disi indiferent) do të ishte me fort të ngjarë Austro-Hungaria, qoftë edhe sikur thjesht për vendosmërinë e saj për të mos lejuar daljen e Sërbisë në detin Adriatik përmes territorit shqiptar.

Përmbledhje e shkëputur nga libri “Lindja e Shqipërisë: Nacionalizmi etnik, Fuqitë e Mëdha të Luftës së Parë Botërore dhe Lindja e Pavarësisë Shqiptare” e autores Nicola Guy.

Përpunoi për foldrejt.com: Fisnik N. Muça

ShareTweetSend
Lajmi Paraprak

Një katër vjeçar nga Kosova gjendet i vdekur në Zvicër

Lajmi tjetër

Ramushi dhe Anita priten në shtëpinë e Zaevit

Të ngjajshme

BOTA

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

29 Mars, 2025
KOSOVË

Përforcohet LDK-ja, Alban Rraci kandidat për deputet

5 Dhjetor, 2024
KOSOVË

Të çedukosh e të shthurësh institucionalisht

14 Nëntor, 2024
Shfaq më shumë
Fol Drejt

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM

Navigo

  • KRYESORE
  • BOTA
  • OP/ED
  • INTERVISTA
  • HISTORI
  • KULTURË
  • SPORT

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • LAJME
  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • LËMSH
  • LIFESTYLE

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM