As për jod dhe as për infuzion NaCl nuk ka furnizim të qëndrueshëm, gjë për të cilën ka raportuar Klan Kosova ditë më parë.
Bile, operatorët ekonomik të cilët kanë kontratë më ShSKUK-në për ta bërë liferimin e këtyre dy produkteve kanë kërkuar shkëputjen e kontratës.
Sipas Zyrës së Prokurimit të ShSKUK, të dy këta operatorë kanë deklaruar se nuk po arrijnë të bëjnë furnizimin e rregullt ngase janë rritur çmimet tek prodhuesi.
Krejt çfarë bëri Autoriteti Kontraktues është që njërit iu dha një vërejtje dhe tjetrit nuk ju ekzekutuan një pjesë e mjeteve.
Mirëpo edhe ashtu ky institucion si AK nuk ka shumë opsione ligjore, kështu thotë Agon Hysaj hulumtues në KDI, i cili shpjegon se AK mund ta bëjë konfiskimin e sigurimit të ekzekutimit, përqindje kjo e vogël në raport me vlerën e kontratës.
Megjithëkëtë një ndryshim ligjor siç thonë nga KDI, përgjegjshmëria do të rritej tek operatorët ekonomik, nëse edhe mos-plotësimi i kontratës do të futej si element për ta quar një OE në listën e zezë.
Pos këtyre, ShSKUK-së i kanë mbetur 12 lëndë të bllokuara në OShP, si ajo për furnizim të materialeve ortopedike përfshirë protezat, ato spinale, penjtë kirurgjik, Oksigjeni dhe ilaçe tjera esenciale.