Ekipi i fushatës presidenciale të ish-presidentit amerikan Donald Trump njoftoi se ka mbledhur shtatë milionë dollarë që nga shpallja e aktakuzës federale kundër Trump javën e kaluar, për të cilën ai tha se ishte i motivuar politikisht dhe i pabazë.
Ekipi i fushatës së Trump shkroi në një email drejtuar mbështetësve të mërkurën se më shumë se 4.5 milionë dollarë u mblodhën në internet, ndërsa 2.1 milionë dollarë u mblodhën në një mbledhje fondesh të martën në Bedminster Club në New Jersey.
Një zëdhënës i Trump, i cili është favorit për nominimin presidencial republikan, më vonë i dërgoi një email Reuters në të cilin tha se fondet e mbledhura kishin kaluar shifrën prej 7 milionë dollarësh që nga shpallja e aktakuzës, transmeton Fol Drejt.