Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy persona në Fushë Kosovë nën akuzën për vrasje në tentativë, raporton Fol Drejt.
“Dy viktima meshkuj kosovarë kanë kërkuar ndihmë mjekësor në QKUK, pasi që ishin plagosur nga arma e zjarrit. Sipas mjekut, viktimat janë jashtë rrezikut për jetë.”, shkruan në raportin e policisë.
Policia njoftoi se lidhur me rastin janë arrestuar dy të dyshuar kosovarë dhe është konfiskuar një pistoletë dhe dy gëzhoja.
Me vendim të prokurorit, njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, ndërsa tjetri është liruar në procedurë të rregullt. /FolDrejt/