Të dielën në fshatin Vragoli të Fushë-Kosovës një person ka raportuar që disa të panjohur e kanë plaçkitur shtëpinë e tij.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se person-a të panjohur me forcë kishin depërtuar në shtëpinë e tij dhe nga aty kanë vjedhur orenditë shtëpiake si dhe pajisje teknike”, thuhet në Raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.
“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore . Rasti mbetet nën hetime”.