Në Bresje të Fushë Kosovës, një grua ka pësuar lëndime, pasi bashkëshorti i saj, për motive xhelozie dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj saj.
Organet e rendit njoftojnë se viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur.
Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.