Një grua ka raportuar në polici se me 3 gusht, rreth orës 10:30, i dyshuari kosovar, bashkëshorti i saj, ia ka dëmtuar pasaportën dhe ID të lëshuara nga shteti amerikan.
Rasti ka ndodhur në Fushë Kosovë, përcjell Fol Drejt.
Ankuesja ka potencuar se i dyshuari pa pëlqimin e saj ia ka marrë veturën e saj me targa të huaja dhe ia ka ndaluar që të ketë qasje në kartelat bankare të cilat i kanë të përbashkëta.
Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet nga njësitë relevante.