Një rast i dhunimit është raportuar në Fushë Kosovë, me ç’rast viktima femër dyshon se është dhunuar nga kolegu i saj.
Rasti ka ndodhur me datën 22 gusht të vitit të kaluar, ndërkaq e dyshuara raportimin në polici e ka bërë me datën 17 mars të këtij viti, transmeton Fol Drejt.
Sipas raportit 24 orësh, bëhet e ditur se viktima femër kosovare ka raportuar se pasi kishte përfunduar punën, i dyshuari mashkull kosovar kolegu i saj e kishte shoqëruar me veturë.
Gjatë gjithë kohës sipas viktimës i dyshuari kishte pirë duhan duke i hedhur tymin në fytyre saj, ku viktima dyshon se kishte qenë narkotikë dhe nuk kishte më në dijeni se çfarë kishte ndodhur.
Andaj viktima dyshon se ishte dhunuar pasi që pastaj gjatë gjithë kohës i dyshuari e kishte kanosur dhe për këtë arsye nuk e kishte raportuar rastin.
Tutje bëhet e ditur se i dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt./FolDrejt/