Një ngjarje e dhunës në familje është raportuar nga Fushë Kosova.
“Ankuesja femër kosovare ka njoftuar se i dyshuari mashkull kosovar ka ushtruar dhunë fizike dhe psiqike ndaj saj. Viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe e njëjta është dërguar në qendrën e strehimores. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, raporton Policia e Kosovës, transmeton Fol Drejt.