Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës, pasi që i njëjti nën cilësinë e një zyrtari komunal u ka marrë para disa viktimave meshkuj kosovarë, duke u premtuar se do t’u ndihmonte të plotësonin dokumentet dhe të merrnin subvencione nga komuna.
Rasti është raportuar të ketë ndodhur në komunën e Fushë Kosovës, transmeton Fol Drejt.
Në raportin 24 orësh të policisë, ndër tjerash thuhet se në konsultim me të dyshuarin, pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje./FolDrejt/