Një shtetas nga Turqia ka ndërruar jetë pasditen e djeshme, transmeton Fol Drejt.
Rasti ka ndodhur në Fushë Kosovë, me ç’rast siç thuhet në raportin 24 orësh, viktima ka kërkuar ndihmë mjekësore për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore.
Më tej thuhet se ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes ka konstatuar vdekjen e viktimës.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.