Një aksident trafiku ka ndodhur sonte në rrugën Prishtinë – Fushë Kosovë, ku një veturë ka goditur një këmbësore (fëmijë).
Si pasojë e aksidentit këmbësorja ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta ka marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
“Rreth orës 20:45, është raportuar se në rrugën magjistrale Prishtinë – Fushë Kosovë, ka ndodhur një aksident trafiku rrugor, në mes të një veture dhe një këmbësoreje (fëmijë). Si pasojë e aksidentit këmbësorja ka pësuar lëndime trupore. E njëjta ka marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor”, tha Borovci.
Ai tutje bëri të ditur se njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij aksidenti. /Telegrafi/