Një femër kosovare ka raportuar se ka rënë pre e një vjedhjeje grabitqare, me ç’rast i është vjedhur kuleta nga dora.
Rasti ka ndodhur mbrëmë, rreth orës 21:12, në rrugën “Xhemajl Mustafa”, në Fushë Kosovë, transmeton Fol Drejt.
Viktima femër kosovare ka njoftuar se një i dyshuar i kishte marrë nga dora kuletën në të cilën kishte kartela bankare dhe para të gatshme.
Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta ka pranuar tretman mjekësor.
Rasti duke u hetuar./FolDrejt/