Një person ka përfunduar në pranga pas kërcënimit që i ka bërë gruas me të cilën bashkëjetonte se do t’ia dhunonte të bijën, transmeton Fol Drejt.
Rasti ka ndodhur në Fushë Kosovë, rreth orës 08:00 të ditës së djeshme.
Siç bën të ditur raporti 24 orësh, raportimin e rastit në polici e ka bërë vetë gruaja që bashkëjetonte me personin e dyshuar, e cila ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar, me të cilin ishte duke bashkëjetuar, pas një mosmarrëveshje e kishte ofenduar, si dhe e kishte kërcënuar se do t’ia dhunojë vajzën e saj të mitur.
Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe dërgohet në mbajtje./FolDrejt/