Një person është arrestuar pasi te i njëjti policia ka gjetur video me përmbajtje abuzive seksuale të fëmijëve.
Rasti ka ndodhur në Fushë Kosovë, rreth orës 13:00 të ditës së djeshme, transmeton Fol Drejt.
Në raportin 24 orësh të policisë, tutje bëhet e ditur se i njëjti fotografitë dhe videot me përmbajtje abuzive i kishte shpërndarë edhe te personat e tjerë përmes rrjeteve sociale.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje./FolDrejt/