Policia e Kosovës ka njoftuar se ka sekuestruar armë në Fushë Kosovë, ndëra ka arrestuar të dyshuarin, shkruan FolDrejt.
“Në kuadër të veprimeve operative që po kryen policia me qëllim parandalimin dhe zbulimin e veprave kriminale, sot nga hetuesit e stacionit policor të Fushë Kosovës, është arrestuar një person të cilit gjatë kontrollit në shtëpinë e tij i kanë gjetur dhe sekuestruar :
-një pushkë automatike AK47,
-një elektroshok
– një karikator
-69 fishekë
– një thikë etj.”, shkruan në raportin e policisë.
Policia theksoi se nddaj prsonit të dyshuar B.H. mashkull 31 vjeç, në konsultim me prokurorin e shtetit është shqiptuar masa e ndalimit për 48 orë, ndërkohë që i është iniciuar rasti për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve. /FolDrejt/