Ka ndërruar jetë një shtetase nga Argjentina, transmeton Fol Drejt.
Lidhur me rastin, raporti 24 orësh njofton se ka ngjarja fatale ka ndodhur rreth orës 01:59, me ç’rast QKUK-ja ka raportuar se ka ndërruar jetë shtetasja argjentinase si pasojë e lëndimeve të marra.
Dyshohet se viktima kishte rënë nga një lartësi e objektit ku ka qenë duke qëndruar bashkë me të dyshuarin mashkull shtetas i Zvicrës.
Me vendim të prokurorit kujdestar, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.
Rasti në procedurë hetimore.