Drejtuesit e Federatës së Futbollit të Gjermansë, kanë paraparë një karantinë të plotë për futbollistët nga dy Divzionet e futbollit për 2 xhirot e fundit të sezonit, me arsyetim që sezoni të mbyllet në kohë dhe mos të shkaktohen telashe në përgatitjet e kombëtareve për Evropianin 2020.
Arsye për një vendim të të till është situata te Herta Berlini, që u bë skuadra e parë nga Bundesliga që shkon në karantinë 14 ditor, për shkak të numrit të madh të të prekurve me koronavirus.
Sipas planit të përgatitur, ekipet nga 3 maji do të kalojnë në “kuazikarantinë”, që parashikon uljen drastike të kontakteve dhe lëvizje e futbollistëve dhe trajnerëve në mjediset shtëpiake ose në qendrat stërvitire të stadiumeve. Nga 12 maji, të gjithë 36 ekipet profesioniste në Gjermani do të duhet të izolojnë futbolistët dhe stafet teknike në mënyrë klasike, me dalje të kufizuara, deri në përfundim të sezonit më 22 maj.