Sot, në ambientet e Federatës së Futbollit të Kosovës është mbajtur takimi i Komisionit të Garave (përbëhet nga Abdyl Bellopoja, Isak Ejupi dhe Agim Kastrati) me përfaqësuesit e katër klubeve gjysmëfinaliste të Digitalb Kupës së Kosovës, e ku mori pjesë edhe sekretari i përgjithshëm, Eroll Salihu.
Në këtë takim me dakordim të plotë të katër përfaqësuesve të klubeve u vendos që ndeshjet e para gjysmëfinale të zhvillohen më 2 qershor (Prishtina-Drenica) dhe më 3 qershor (Ballkani-Feronikeli), ndërsa takimet e kthimit më 17 qershor.
Digitalb Kupa (ndeshjet e para gjysmëfinale) i paraprin rikthimit të IPKO Superligës së Kosovës, e parashikuar për të rinisur pikërisht më 7 qershor.