Coronavirusi është aktualisht virusi më i diskutuar në glob, për shkak të përhapjes së pakontrollueshme që po ndodh te njerëzit.
Politikanë, yje të sportit ose artit, disa prej tyre patën fatin e keq të përfshihen në testimin pozitiv të virusit aktualisht më të përhapur në botë, COVID-19.
Në vazhdim, ju sjellim disa prej emrave më të njohur ndërkombëtarë që deri më tani janë evidentuar si të infektuar me coronavirus:
Tom Hanks, aktor
Aktori me famë botërore, Tom Hanks, 63 vjeç, u bë i famshmi i parë, së bashku me gruan e tij, që dolën haptazi në publik dhe pranuan diagnozën.
Çifti janë infektuar me coronavirus në Australi, gjatë xhirimeve të një filmi të ri.
Bashkëshortja e kryeministrit kanadez Justin Trudeau, Sophie Gregoire Trudeau
Zyra e kryeministrit kanadez, Justin Trudeau ka konfirmuar se bashkëshortja e tij, Sophie Gregoire Trudeau ka dalë pozitive në testin për COVID-19.
Rita Wilson, aktore
Rita Wilson, gruaja e Tom Hanks e cila gjithashtu është aktore me profesion, është po ashtu në listën e të famshmëve të prekur me coronavirus.
Rudy Gobert, yll i NBA
Basketbollisti i njohur Rudy Gobert, 27 vjeç u testua për coronavirus dhe doli pozitiv. Kështu ai bëri që NBA të ndërmarrë hapin e jashtëzakonshëm të pezullimit të sezonit të saj.
Donovan Mitchell, yll i NBA
Adrian Wojnarowski i ESPN raportoi të enjten se ylli i basketbollit Donovan Mitchell ishte testuar pozitiv për coronavirus.
Testi pozitiv i Mitchell nuk dihej deri në fillim të së enjtes, ditën e parë të plotë të ndërprerjes së NBA.
Daniele Rugani, ylli i ekipit kombëtar të futbollit italian
Klubi i futbollit italian Juventus njoftoi të mërkurën, 11 Mars 2020, se mbrojtësi Daniele Rugani u diagnostikua me coronavirus. Rugani, është lojtari i parë në kategorinë më të mirë të futbollit në Itali që doli pozitiv në këto teste, por Juventus theksoi se 25-vjeçari nuk ka simptoma.
Ndeshja e Juventusit kundër Lyon u anulua nga UEFA pas lajmeve. Ishte gjithashtu një lojtar i dytë që rezultoi pozitiv për COVID-19 të enjten, dhe bëhet fjalë për sulmuesin e Sampdorias, Manolo Gabbiadini.
Mikel Arteta, trajneri kryesor i Arsenalit
Menaxheri i Arsenalit, Mikel Arteta është i infektuar me coronavirus, duke detyruar klubin të mbyllë kompleksin e tij të stërvitjes dhe ta vendosë të gjithë skuadrën e parë në izolim.
Callum Hudson-Odoi, sulmues i Chelseat
Sulmuesi anësor i Chelseat, Callum Hudson-Odoi ka rezultuar pozitiv në testin e coronavirusit, duke bërë që Blutë të miratojnë një mbyllje të pjesshme të ambienteve të tyre stërvitore.
Hudson-Odoi, 19 vjeç, është lojtari i parë i Ligës Premier që konfirmohet se vuan nga virusi, i cili ka shkaktuar mbylljen e ligave në Spanjë , Itali dhe Francë, ndërsa u ngrit si një pandemi nga Organizata Botërore e Shëndetit.