Stadiumi më i vjetër i Katarit, Khalifa, u dëshmua sërish i lumtur për kombëtaren kroate të futbollit dhe pas festës ndaj Kanadasë, Kroacia mposhti Marokun në këtë stadium në ndeshjen për vendin e tretë në Botëror.
Për herë të dytë në historinë e saj, kombëtarja kroate e futbollit fitoi vendin e tretë në një kampionat botëror dhe këtyre sukseseve të mëdha mund t’i shtojmë edhe argjendin e Botërorit të fundit në Rusi.
Kombëtarja kroate e futbollit fitoi vendin e tretë në Kupën e Botës pasi mposhti Marokun me rezultat 2:1 në Doha, me golat e Josko Guardiol në minutën e 7 dhe Mislav Orshiq në minutën e 42, kurse për Marokun shënoi Achraf Dari në minutën e 9./FolDrejt/