Futbollistët shqiptarë të Maqedonisë së Veriut, Enis Bardhi, Ezgjan Alioski, Visar Musliu dhe Ahmet Ilazoski kanë falur namazin e xhumasë në xhaminë Mustafa Pasha në Shkup.
“Enis Bardhi, një nga lojtarët e Kombëtares A të Maqedonisë së Veriut, i cili veshi uniformën në Trabzonspor, Ezgjan Alioski dhe Visar Musliu, të cilët kishin veshur uniformën e Fenerbahçes sezonin e kaluar dhe Ahmet İlazoski, falin namazin e xhumasë në xhaminë Mustafa Pashë në kryeqytet, Shkup, në prag të ndeshjes së nesërme me Italinë”, shkruan Kosovali Spor në profilin e tyre në Facebook, transmeton Fol Drejt.