Ronaldo dhe Dybala luajtën tre vjet së bashku në Juventus midis 2018 dhe 2021 dhe fituan dy tituj të Serie A, Kupën e Italisë dhe dy Superkupa të Italisë.
Sulmuesi argjentinas, Dybala, ka zbuluar për DAZN se i ka bërë të ditur Ronaldos se e ‘urrente’ atë si fëmijë për shkak të mbështetjes që e kishte për rivalin e tij Lionel Messi, por shtoi se ata kanë pasur gjithmonë një marrëdhënie të mirë.
“Kam kaluar tre vite të mira me Cristianon, ekipi ishte shumë i fortë dhe ai shtoi diçka tjetër. Në Argjentinë ka një rivalitet të madh mes Messit dhe Ronaldos. Një herë ne po fluturonim për një lojë, unë isha ulur në pjesën e pasme të avionit dhe ai ishte pak përpara. Në një moment ai erdhi tek unë, folëm pak për jetën në përgjithësi, dhe unë i thashë: Si fëmijë të kam urryer”, pranoi Dybala për DAZN dhe shtoi:
“Ne qeshnim për këtë dhe ishim gjithmonë në marrëdhënie të mira.”
Ronaldo u largua nga Juventusi në verën e vitit 2021 për t’u rikthyer në Manchester United, ku kaloi një sezon e gjysmë përpara se të nënshkruante për klubin Saudit, Al Nassr. Dybala u largua nga Juventusi verën e kaluar dhe nënshkroi për Romën, transmeton Fol Drejt.