Futbollisti i njohur i Kroacisë, Zvonimir Boban, është takuar sot me ministrin e Kulturës, Hajrullah Çeku.
Lajmin për takimin e ka bërë të ditur Federata e Futbollit të Kosovës nëpërmjet një postimi, transmeton Fol Drejt.
“Legjenda kroate, Zvonimir Boban ka filluar vizitën e tij në Kosovë. Ai ka ardhur në vendin tonë me ftesë të presidentit Agim Ademi. Ata sot paradite janë pritur nga ministri i sportit, Hajrulla Çeku”, thuhet në postim./FolDrejt/