Lojtari i Ajax, Moussair Mazraoui është një nga lojtarët për të cilët merkatoja e verës do të jetë e “nxehtë”, pasi disa skuadra kërkojnë shërbimet e tij, teksa me shumë gjasa do t’i thotë mirupafshim skuadrës holandeze.
Mbrojtësi siç duket e ka bërë zgjedhjen e tij dhe sipas “Daily Mirror”, skuadra me të cilën pritet të luajë në sezonin e ardhshëm është Bayern Munich.
Po sipas burimit në fjalë trajneri i ri i Manchester United, Erik ten Hag dëshironte që ta merrte mbrojtësin me vete në “Old Traffort”, por siç duket mbrojtësi sa vendosur ta “tradhëtoj” trajnerin e tij aktual, pasi kërkon të kalojë në Bundesligë te gjigandët bavarezë./FolDrejt/