Mesfushori i Barcelonës, Raphinha është treguar plotësisht besnik ndaj klubit katalanas dhe nuk ka zgjidhje tjetër për të në Spanjë.
Njëzet e gjashtë vjeçari brazilian erdhi në Camp Nou nga Leeds në korrik 2022 dhe në 21 ndeshje në Primera shënoi katër gola me po aq asistime.
“Nuk do të luaja kurrë për Real Madridin. Në Spanjë, e dua Barcelonën, dhe jashtë saj, PSG-në dhe Arsenalin”, tha Raphinha, i cili e filloi karrierën e tij në Avai, dhe gjithashtu luajti për Guimaraes, Sporting Lisbonën, Rennes dhe Leeds.
Braziliani do të donte të ishte në të njëjtin ekip me Leo Messin, i cili ende nuk ka rinovuar kontratën me PSG-në.
“Sigurisht që do të doja që ai të kthehej dhe të ishte me ne ”, shtoi Raphinha, i cili ka kontratë deri në verën e vitit 2027, transmeton Fol Drejt.