Hakim Ziyech ka vendosur që të mos jetë lojtar i Galatasaray për shumë kohë. Të paktën kështu pretendojnë mediat turke, të cilat raportuan sot se futbollisti maroken i ardhur në formë huazimi nga Chelsea verën e kaluar, po bëhet gati të largohet nga Turqia, por edhe nga Evropa.
Turqit pretendojnë se Ziyech urdhëroi menaxherin e tij të organizonte transferimin e tij në Arabinë Saudite. Nga atje, Ziyech mori një ofertë fitimprurëse. Një kërkesë e tillë ka habitur agjentin, por edhe të dy klubet e përfshira pasi që ai ka një kontratë me Chelsean, ku përveç që ka një kontratë me londinezët, Galatasaray ka gjithashtu opsionin për ta blerë atë në verë me një çmim të rënë dakord tashmë.
Tani i takon menaxherit të tij që të gjejë një mënyrë për ta liruar nga të dyja marrëveshjet dhe për ta transferuar në Arabi. /FolDrejt/