PSG është në kërkim të një mbrojtësi të fuqishëm dhe të saktë.
Francezët kanë hedhur sytë nga klubi i Interit, ku kanë piketuar Milan Skrinar. Thuhet se në fillim klubi francez ishte i gatshëm të ofronte 40 milionë euro për të, por Interi u kundërpërgjigj direkt duke thënë se nuk vlen më pak se 60 milionë euro.
PSG bëri një hap pas pasi tashmë nuk e ka luksin e madh të shpenzojë shifra të larta, sidomos tashmë pas rinovimit të Kylian Mbappe në shifra monstruoze.
Zikaltërit gjithashtu kanë ngritur edhe një barrierë tjetër për këdo ekip që kërkon xhevahirët e klubit italian. Ata i kanë kërkuar Skriniar-it një takim ku të rinovohet kontrata, gjë për të cilën mbrojtësi ka pranuar pasi qëllimi i tij është qëndrimi te klubi zikaltër./FolDrejt/