Më 13 shtator, njëzet e tetë vjeçari Mendy dhe shoku i tij u shpallën të pafajshëm për sulmin seksual dhe përdhunimin e një vajze 19-vjeçare, pasi prokuroria nuk kishte paraqitur provat e duhura.
Nga 26 qershori, ai do të gjykohet sërish në Angli për përdhunim dhe tentativë përdhunimi, dy akuza për të cilat juria nuk ra dakord pas pesë muajsh seancë.
Gjyqtari Steven Everett nga gjykata e Chester-it në veri të Anglisë i tha sot mbrojtësit francez, i cili u pezullua nga Manchester City më 21 gusht 2021, se seanca paraprake do të zhvillohet më 27 janar dhe procesi do të fillojë më 26 qershor, transmeton Fol Drejt.