Darko Churlinov, lojtar i kombëtares maqedonase dhe anëtar i ekipit të ri të Premierligës, Burnley, ka përfunduar në një spital të Beogradit. Çurlinov pritej të luante për kombëtaren e Maqedonisë në kualifikueset për Euro 2024, por trajneri Blagoje Milevski nuk e ftoi atë.
“Churlinov është në një spital në Beograd. Deri tani nuk kemi një pasqyrë të qartë të gjithë situatës, e dimë se ka helmim në gjak. Vetëm nuk e dimë nëse është rezultat i problemeve me dhëmbët apo me anestezi”, ka shpjeguar Milevski mungesën e sulmuesit 22-vjeçar, i cili u paraqit 17 herë për Maqedoninë dhe shënoi tre gola.
Para Burnley-t, ai luajti për Këlnin, Shtutgartin dhe Shalken. Ai është në Angli që nga viti i kaluar kur Burnley e solli për 3.5 milionë euro atë në klub, transmeton Fol Drejt.