Spanjolli Joaquin Sanchez (41-vjeçar), aktualisht lojtari më i vjetër në ligën spanjolle, njoftoi se do t’i japë fund karrierës së tij si lojtar në fund të sezonit. Futbollisti i Real Betisit tha në një video të postuar në rrjetet sociale të klubit:
“E vetmja gjë që më ka mbetur është të var këpucët, artin tim, në një kunj”, ka thënë ai.
Sezoni aktual është i 24-ti për Joaquin në karrierën e tij seniore, dhe ai 14 prej tyre i luajti në Betis. Ai ka luajtur edhe për Valencia, Malaga dhe Fiorentina. Në total, ai luajti në 839 ndeshje në karrierën e tij, duke shënuar 112 gola dhe duke dhënë 102 asistime. Ai luajti 51 herë për kombëtaren spanjolle dhe shënoi katër gola.
Në karrierën e tij, ai fitoi tre trofe – të tre herë ishte Kupa e Mbretit. Ai e fitoi atë dy herë me Betisin (2005 dhe 2022) dhe një herë me Valencian (2008). Ai ka ende një shans për t’u bërë rekordmeni i La Ligës për numrin e paraqitjeve. Për momentin në krye është Andoni Zubizarreta me 622 ndeshje të luajtura, ndërsa Joaquin ka shtatë më pak. Deri në fund të sezonit kanë mbetur edhe nëntë ndeshje në kampionatin spanjoll, transmeton Fol Drejt.