Futbollisti me prejardhje shqiptare Toni Domgjoni ka zyrtarizuar transferimin e tij në klubin e Vitesses.
Domgjoni edhe zyrtarisht do të jetë lojtari më i ri i Vitesses, pasi ka nënshkruar kontratë me skuadrën holandeze.
Në këtë marrëveshje trevjeçare të nënshkruar, lojtari shqiptar ka mundësi vahdimi edhe një vit tjetër me skuadrën holandeze. Ai më parë ka luajtur me FC Zurich në Zvicër, derisa tani do të provojë një aventurë të re.