Karim Benzema (35-vjeçar) vazhdon të luajë në formë të mahnitshme këtë sezon dhe është lojtari më i mirë i Realit. Edhe pse kishte disa probleme me lëndimet, fituesi aktual i Topit të Artë shënoi 26 gola dhe shtoi gjashtë asistime në 35 ndeshje për Realin këtë sezon dhe është më meritori që Reali hyri sërish në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
Francezi ka një kontratë aktive me Realin deri në qershor të këtij viti dhe tifozët filluan të hyjnë në panik pasi Benzema ende nuk e ka vazhduar bashkëpunimin me madrilienët. Megjithatë, mediat spanjolle shkruajnë se tifozëet e Realit mund të marrin frymë të lehtësuar sepse kontrata e sulmuesit të Realit përmban një klauzolë të fshehur që do ta mbajë atë të luajë në Bernabeu sezonin e ardhshëm. Mediat spanjolle shkruajnë se Florentino Perez e ka siguruar tashmë qëndrimin e Benzemas te Reali dhe se për këtë arsye nuk ka nevojë të negociohet për një kontratë të re me francezin.
AS Madrid bëri të ditur se kontrata e Benzemas është vazhduar automatikisht, për shkak të klauzolës që ai ka në kontratën e tij aktuale. Kjo është klauzola e “Topit të Artë”, e cila i sjell Benzemës një zgjatje automatike të bashkëpunimit edhe për një vit nëse e fiton këtë çmim gjatë asaj kontrate. Ndërsa francezi fitoi atë çmim vitin e kaluar, klauzola u aktivizua dhe francezi do të qëndrojë në Madrid edhe për të paktën një sezon, transmeton Fol Drejt.