Ajo sot në “Sports Show” në Klan Kosova, ka thënë se nuk e ka pritur këtë sukses, që e arriti, njofton Klankosova.tv.
“S’e kam pritur, t’ju tregojë drejtë, ama e kam menduar që ndonjë titull do e fitoja, kam shënuar gola shumë si me Freiburgun dhe me Zvicrën”, ka thënë ajo në Sports Show.
Tutje, Riola foli edhe për të ardhmen, ku tregoi se i pëlqen të shkojë në Premier League.
“Kam qejf të shkojë në Premier League. A të luaj në Chelsea apo në Arsenal, më pëlqen me luajt në Chelsea, por edhe në Arsenal është super. Momentalisht jam në Freiburg, dhe duhet të jap maksimumin që të shkoj atje”, shtoi ajo.