Rasti ka ndodhur në Fushë Kosovë, ndërsa bëhet fjalë për një vjedhje të rëndë.
Të dyshuarit, sipas policisë, janë arrestuar, transmeton Fol Drejt.
“Lagjja 29, Fushë Kosovë 31.01.2022 – 09:15. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar, pasi që kishin depërtuar me forcë në depo dhe kanë vjedhur pajisje të ndryshme me vlerë 3,252 euro. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa pajisjet e vjedhura janë konfiskuar dhe kthyer pronarit.”/FolDrejt/