Kamioni i parë me tabela të Serbisë është futur në Kosovë në ora 13:50, pas vendimit të qeverisë për heqjen e reciprocitetit me Serbinë.
Shoferi i kamionit të parë, Vukasin Vukasinovic nga Prijepolje, i cili ka kaluar tranzit nëpër Kosovë i tha portalit Kosovo Online se ka pritur më shumë se 12 orë në pikën kufitare në Jarinjë për të kaluar dhe pas vendimit të qeverisë për të hequr masat e reciprocitetit i kanë thënë se më nuk ka nevojë për njoftimin për kamionë, që e ka lëshuar zyrtari kosovar për ndërlidhje në Beograd.
Vukasinovic tha se edhe disa kamionë të tjerë janë duke pritur për të hyrë në Kosovë, dhe shoferën shpresojnë se vendimi për heqjen e reciprocitetit do të thotë se do të normalizohet transporti i mallrave.