Rasti është regjistruar në Suharekë, ndërsa i dyshuari, sipas policisë, tashmë është dërguar në mbajtje, raporton Fol Drejt.
Rasti është cilësuar si “vjedhje e rëndë”. Këto janë detajet e raportit:
“Rr. Brigada-123, Suharekë 28.12.2021 – 23:30. Është arrestuar i dyshuar mashkull kosovar, pasi që dyshohet se i njëjti duke hyrë me forcë në lokale të ndryshme, ka vjedhur disa telefona (4) të ndryshëm, para të gatshme kartëmonedha dhe monedha metalike. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.”/FolDrejt/