Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, edhe pse i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes, pas shkaktimit të aksidentit, ai është kapur nga vonë nga autoritetet, transmeton Fol Drejt.
“Sheshi Nëna Terezë, Prishtinë 15.05.2022-09:40 Lëndime trupore ka pësuar viktima femër kosovare (fëmijë 6-vjeç) pasi e njëjta gjersa ishte duke drejtuar biçikletën në hapësirën e sheshit, është goditur nga një veturë me targa e vendore e cila pas shkaktimit të aksidentit është larguar nga vendi i ngjarjes” – thuhet ndër të tjera në raport.
Po ashtu bëhet e ditur se drejtuesi i veturës është identifikuar dhe arrestuar dhe i njëjti me urdhër të prokurorit dërgohet në mbajtje./FolDrejt/