Koreja e Veriut lëshoi tre raketa të mërkurën e kaluar, duke përfshirë një që besohet të jetë raketa balistike ndërkontinentale më e madhe ndonjëherë.
Në një deklaratë të përbashkët sot, grupi G7 dënoi testimin e raketës balistike ndërkontinentale të Koresë së Veriut dhe u bëri thirrje anëtarëve të Kombeve të Bashkuara që të dënojnë veprimet e Phenianit.
“Ne jemi shumë të shqetësuar për serinë e paprecedentë të testeve të raketave balistike me sisteme gjithnjë e më të larmishme në çdo kuptim,” thanë në një deklaratë të përbashkët ministrat e jashtëm të Kanadasë, Francës, Gjermanisë, Italisë, Japonisë, Britanisë dhe Shteteve të Bashkuara. Politika e jashtme e Bashkimit Evropian, shkruan Reuters, transmeton Fol Drejt.