Fuqitë ekonomike të Grupit të Shtatë (G7) kanë thënë se do të vazhdojnë të punojnë së bashku për të forcuar aftësitë ushtarake të Ukrainës, me një fokus të menjëhershëm në sistemet e mbrojtjes ajrore, sipas një deklarate të liderëve të lëshuar nga Britania.
“Ne do të vazhdojmë të koordinojmë përpjekjet për të përmbushur kërkesat urgjente të Ukrainës për pajisje ushtarake dhe mbrojtëse me një fokus të menjëhershëm në sigurimin e Ukrainës me sisteme dhe kapacitete të mbrojtjes ajrore”, thuhet në deklaratë./FolDrejt/