Grupi i shtatë vendeve më të pasura në botë (G7) i bëri sot thirrje Kinës që të ushtrojë presion ndaj partnerit të saj strategjik Rusisë për t’i dhënë fund luftës kundër Ukrainës.
Në një deklaratë të përbashkët, udhëheqësit e G7 theksuan se ata nuk duan të dëmtojnë Kinën dhe kërkojnë “marrëdhënie konstruktive dhe të qëndrueshme” me Pekinin, duke njohur rëndësinë e angazhimit të sinqertë dhe duke shprehur shqetësimet drejtpërdrejt në Kinë, raportoi AP, përcjell Fol Drejt.
“Ne i bëjmë thirrje Kinës që të ushtrojë presion mbi Rusinë për të ndaluar agresionin e saj ushtarak dhe për të tërhequr menjëherë, plotësisht dhe pa kushte trupat e saj nga Ukraina”, thuhet në deklaratë./FolDrejt/