Ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të Grupit të Shtatë (G7) njoftuan sot se vendet e tyre do të vazhdojnë të vendosin sanksione ekonomike ndaj Rusisë dhe i bënë thirrje komunitetit ndërkombëtar të dënojë “ekspansionizmin brutal të Moskës”.
Deklarata e G7 thekson se vendet më të pasura do të vazhdojnë të vendosin sanksione të mëtejshme ekonomike ndaj individëve dhe subjekteve brenda dhe jashtë Rusisë që ofrojnë mbështetje politike ose ekonomike për shkeljet e ligjit ndërkombëtar, raportoi Reuters.
Vendet perëndimore vendosën sanksione ekonomike ndaj Rusisë për shkak të sulmit ndaj Ukrainës, për të dobësuar forcat ruse./FolDrejt/