Vendet e G7 që përbëhen nga SHBA-ja, Kanadaja, Gjermania, Britania e Madhe, Franca, Italia dhe Japonia përmes një deklarate të përbashkët konfirmuan premtimin e tyre për mbështetje ndaj Ukrainës.
Në deklaratën e përbashkët që u pranua në takimin e mbajtur përmes internetit nga liderët e vendeve të G7-ës ku Gjermania ka presidencën e radhës, thuhet: “Konfirmojmë edhe një herë dëshirën tonë të palëkundur për Ukrainën dhe theksojmë se jemi në solidaritet me Ukrainën përballë luftës në vazhdim të Rusisë”, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Në deklaratë dënohen sulmet “çnjerëzore dhe të pamëshirshme” të Rusisë ndaj infrastrukturës kritike në Ukrainë dhe rikujtohet se veprimet kundër civilëve përbëjnë krim lufte. Qëllimi i tyre është të paguhet përfundimisht për restaurimin e infrastrukturës kritike të dëmtuar ose të shkatërruar për shkak të luftës së pamëshirshme të Rusisë, thuhet më tej.
“Krimet e luftës dhe mizoritë e tjera nuk duhet të mbesin pa ndëshkim. (Presidenti i Rusisë Vladimir) Putin dhe përgjegjësit e tjerë do t‘i mbajmë përgjegjës në përputhje me ligjin ndërkombëtar. Riafirmojmë edhe një herë se retorike e papërgjegjshme bërthamore e Rusisë është e papranueshme dhe se përdorimi i çdo arme kimike, biologjike ose bërthamore do të ketë pasoja serioze”, thuhet në deklaratën e vendeve të G7.
Vendet e G7 kërkuan nga Rusia ndalimin e menjëhershëm të luftës si dhe tërheqjen e saj të plotë dhe pa kushte nga territori i Ukrainës.
Po ashtu në deklaratë u shpreh kënaqësia për zgjatjen e Marrëveshjes së Korridorit të Drithit në Detin e Zi.
Vendet e G7 kanë ngritur Klubin e Klimës dhe se me këtë qëllimi kryesor është ristrukturimi i industrisë në mënyrën e mikut të klimës.
Në deklaratë u kërkua nga Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillimin Ekonomik (OECD) që në bashkëpunim me Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë (IEA) të organizojnë pritjen e sekretariatit të përkohshëm për Klubin e Klimës./FolDrejt/