Ministrat e Financave të vendeve të G7 do të diskutojnë një kontroll më të madh të investimeve në Kinë këtë javë në qytetin japonez të Niigata.
Uashingtoni mbron një linjë të ashpër dhe dëshiron hapa vendimtarë që do të reduktonin varësinë ekonomike nga Pekini, por Gjermania dhe Japonia kanë frikë se një politikë e tillë do të kishte një efekt të keq në ekonomitë e tyre, raporton Reuters, përcjell Fol Drejt.
Analistët besojnë se kufizimet e investimeve në Kinë do të ishin një thikë me dy tehe./FolDrejt/