Ministria e Mbrojtjes e Koresë së Jugut tha të premten se Pheniani kishte lëshuar një raketë që ka shumë të ngjarë të ishte një raketë balistike ndërkontinentale, një armë me rreze të gjatë veprimi të aftë për të dërguar një kokë bërthamore në çdo vend në kontinentin e SHBA.
Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara duhet të marrë “masa të rëndësishme” në përgjigje të lëshimit të fundit të një rakete balistike ndërkontinentale nga Koreja e Veriut, njoftuan sot ministrat e jashtëm të shteteve të Grupit të Shtatë (G7), raporton Reuters, transmeton Fol Drejt.
“Veprimet e Koresë së Veriut kërkojnë një përgjigje të bashkuar dhe të fortë nga komuniteti ndërkombëtar”, thuhet në një deklaratë të përbashkët të ministrave të SHBA-së, Japonisë, Kanadasë, Gjermanisë, Britanisë së Madhe, Francës dhe Italisë.
Ata thonë se testimi është një “akt i pamatur” dhe “një tjetër shkelje flagrante” e rezolutave të OKB-së./FolDrejt/