Mësimdhënësit në Kosovë përballen me çka mos, si cilido tjetër koleg kudo, por me gabimet që hasin në tekstet e gjeografisë, vështirë se u bëhet konkurrencë.
Kështu, një mësimdhënës gjimnazi detyrohet të hyjë në shpjegime politike e logjike, në përpjekje për t’ua shpjeguar nxënësve se librat e gjeografisë me hartat ku Kosova paraqitet si Serbi, janë gabim.
Më shumë se të gjithë, konfuz shihen nxënësit, të cilët thonë se përveç tjerash, u duket ofenduese që tekstet e tyre të ju ofrohen me këto gabime.
Kështu, mësimdhënësit janë ankuar në Ministrinë e Arsimit, të cilët premtojnë se tekstet për vitin tjetër do të vihen në filtra sërish, ku me pas shtëpitë botuese së bashku me autorët do të sjellin tekstet e korrigjuara.
Por a do të korrigjohet informacioni i pasaktë që u transmetohet nxënësve në plot 7 vende? Njëri nga mësimdhënësit beson se jo, ndonëse autoritetet e ministrisë nuk alarmohen nga këto lëshime provokuese.
Vlen të kujtohet se shumica e televizioneve ndërkombëtare dhe agjencive të mëdha, kur i referohen vendit e shënjojnë me kufi të ndarë nga Serbia.