Flokët mund të i mbani edhe duke mos përdorur shumë produkte.
Zakonisht gabimet më të zakonshme që i bëjmë për flokë është se duke u munduar të i mbajmë flokët të shëndetshme ne i dëmtojmë flokët më shumë, raporton “Comopolitan”.
Këtu gjeni se si ta ndaloni dëmtimin:
Përdorimi i krehërve të vjetër
Gabimi më i madh që bëjmë është mos largimi nga krehëri flokët e mbetura të cilët janë të mbushur me bakterie dhe mikrobe.
Përdorimi i një lidhëse elastike të fortë
Lidhëset më të mira për flokë janë ato të cilat janë të buta dhe që nuk i shtrëngojnë flokët shumë.
Përdorimi i kemikateve të ndryshme për flokë
Shumë kemikate të ndryshme për flokë nuk i dëmtojnë vetëm flokët mirëpo edhe shëndetin tuaj.
Të ngrini temperaturën shumë lart kur përdorni tharëse të flokëve
Është thënë nga shumë stilist që temperatura e lart kur thani flokët nuk preferohet, duhet të përdorni një tharëse që ka opsionet e ulëta mesme dhe më e larta. E duhura është të përdorni temperaturën mesatare.
Të mos kujdeseni për majat e flokëve
Kujdesi ndaj majave të flokëve është tejet e rëndësishme nëse dëshironi të keni flokë të shëndetshme.
Të mos i prisni shumë shpesh flokët
Flokët duhet të prihet të paktën nga 6 apo 8 muaj, nëse dëshironi të keni gjallëri dhe volum të flokëve.